Kryeministri i vendit, Edi Rama, këtë të premte ndodhet në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto.
“Shqiptarët janë të parët në mesazhe celulare dhe fulturime në avion. Linja juaj do të jetë shumë e sukseshme. Për ne kjo është një gjë që ndodhi, objketi ynë është që së shpejti të kemi linjën direkte me SHBA edhe në raport me këtë objektiv është bërë konsiderueshëm. Mjafton të shihen shifra e ndryshuar e 9 viteve, nga 2016-2025 për të kuptuar se çfarë rritje ka ndodhur me Aeroportin e Tiranës. Nuk është vetëm rritja e numrit të pasagjerëve, por edhe rritja e cilësisë së shërbimit. Së shpejti po këtu ne do të hapim një kapitull të ri, të digjitalizimit dhe të modernizmit të aeroportit, kapitullin e portave digjitale, të cilat do të jenë porta në të cilat do të hyhet pas asnjë kontroll nëse je një pasagjer shqiptar dhe ke një pasaportë shqiptare”, tha Rama









