Gjatë protestës masive të zhvilluar në Tiranë, banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj, ka deklaruar se “kontrata për Shqipërinë e re” përfshin largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke iu përgjigjur edhe deklaratave të mëhershme të kreut të qeverisë.
“Kontratë për Shqipërinë e re. Ke keqkuptuar diçka zoti kryeministër, se Shqipëria e re, pikën e parë të kontratës është që ti të mos jesh pjesë e saj. Qytetarët kanë një kërkesë të thjeshtë, jep dorëheqjen. Rama në burg, Berisha në burg”, është shprehur Luçiana Kokaj gjatë protestës.
/5pyetjet.al









