-sidi education-spot_img
24.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Rasti në Kalasë së Durrësit tregon manipulimin në rrjet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka komentuar një rast të publikuar me dy fotografi, të cilin e lidh me mënyrën se si, sipas tij, manipulohet opinioni publik në rrjet dhe si paraqiten çështje që lidhen me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në zonën e Kalasë së Durrësit.

“Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë.

Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.

Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!

Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:

Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.

Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën. Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit