I NDERUAR PRESIDENTI TRUMP!!!
KOMBI SHQIPTAR ËSHTË POPULL MIRËNJOHËS DHE MË PRO-AMERIKAN NË BOTË.
INFORMOHUNI PËR SHQIPËRINË E VËRTETË….
I nderuar President Trump!!!
Ju SI PRESIDENT I SHBA-ve, nuk ua merrni amerikanëve rrogat, pensionet dhe kursimet e jetës së tyre. Ju jeni i zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve amerikanë si dhe administrata Juaj. Po ashtu edhe administrata publike në vendet perëndimore, ekziston për t’i shërbyer qytetarit, jo për ta vjedhur, plaçkitur apo sunduar atë. JU jepni llogari edhe për një dollar amerikan. Këtu nuk vidhet, por grabitet dhe plaçkitet një komb. Këtu nuk jepet llogari as për miliarda euro.
Pikërisht për këtë arsye, do të ishte me rëndësi që nëpërmjet institucioneve Tuaja, të njihnit më nga afër realitetin që shumë shqiptarë përjetojnë çdo ditë dhe që kanë ëndërruar për dekada, që ky shtet të bëhet si amerika.
Për 36 vjet me radhë, shqiptarëve u është pemtuar demokraci, shtet ligjor, zhvillim ekonomik dhe standarde evropiane. Por sot, miliona shqiptar brenda dhe jashtë vendit shohin një realitet krejt tjetër. Shqipëria po përballet me një nga shpopullimet më të dhimbshme dhe më të mëdha në Evropë, që nuk ka njohur historia botërore edhe në raste luftrash të përgjakshme me pushtuesit.Të rinjtë largohen, fshatrat zbrazen, shkollat dhe spitalet mbyllen dhe pensionistët mbijetojnë si mjeran me të ardhura qindarkash, që nuk përputhen me mundin e një jete të tërë pune në interes të këtij kombi.
Në vendet perëndimore, administrata publike financohet nga taksat e qytetarëve dhe ka detyrim t’u shërbej atyre me korrektësi, profesionalizëm dhe respekt. Në Shqipëri, qytetarët ankohen përditë, se përballen me burokraci të pafundme, zvarritje procedurash me qëllim nga administrata publike, mungesë përgjegjësie dhe shpesh me një ndjenjë përbuzjeje ndaj halleve të tyre. Në këtë vend nuk ka konkurencë të ndershme, por ka parti dhe mik. Në vend që qytetari të ndihet krenar dhe zot i institucioneve që paguan me taksat e tij, ai ndihet i pafuqishëm përballë tyre, sepse administrata është mbushur jo me teknicien, por me militant partish, vendi i punës është i paracaktuar, profesionisti nuk i vlen askujt, meritokracinë nuk po e zbulojnë dot, as arkeologët. Nëse do të futeshim tek instituti i së drejtës, në Kodin Penal shqiptar, do të quhej “VJEDHJE NË BASHKËPUNIM, DHE MË SHUMË SE NJËHERË, APO NË FORMËN E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL”. “SHPËRDORIM DETYRE” “VEPRIME ARBITRARE” ETJ ETJ.
Shqiptarët paguajnë taksa, tatime, tarifa dhe detyrime të shumta. Ata financojnë shtetin dhe administratën me mundin e tyre. Por pyetja që shtrojnë çdo ditë qytetarët pa pushtet, është e thjeshtë: Ku shkojnë këto para dhe pse cilësia e shërbimeve publike nuk përmirësohet në të njëjtin ritëm me barrën dhe taksat që u kërkohet qytetarëve, por po shkon keq edhe më keq ????
Shumë qytetarë kanë humbur besimin, dhe se institucionet e shtetit të ekzistojnë për interesin publik. Ata shohin korrupsion, pandëshkueshmëri dhe privilegje për një pakicë të lidhur me pushtetin, ndërsa shumica përballet me vështirësi ekonomike dhe mungesë perspektive dhe mbijetesë.
Shqetësimi ynë nuk është kundër Amerikës. NE U JEMI MIRËNJOHËS PËRJETË PËR KONTRIBUTIN TUAJ NË LUFTRAT PËR EKZISTENCË TË KËTIJ KOMBI AUTOKTON ILIR. Shqipëria nuk është kundër investimeve amerikane apo perëndimore. Nuk është kundër zhvillimit ekonomik. Përkundrazi, shqiptarët e ndershëm admirojnë modelin amerikan të lirisë, konkurrencës dhe përgjegjshmërisë para ligjit.
Por kërkojnë edhe transparencë mbi pasuritë dhe asatet kombëtare që shfrytëzohen pa asnjë qindarkë taksë. PËRKUNDRAZI “DALIN ME HUMBJE”…
Shqetësimi ynë MADHOR, është se një komb i tërë autokton, po humbet njerëzit e tij më të mirë. Të rinjtë po largohen duke humbur rrugëve të botës. Pensionistët po lihen pa fëmijë dhe nipër dhe po varfërohen çdo ditë duke u lënë një DHIMBJE TË FORTË NJERËZORE PËRPARA LARGIMIT NGA KJO JETË. Familjet po ndahen. Besimi tek shteti po zbehet gjithnjë dhe më shumë.
Një shtet nuk matet nga numri i ndërtesave që ngre, nga paraja e pandershme që futet në ekonomi, por nga dinjiteti që u garanton qytetarëve të vet. Një qeveri nuk gjykohet nga propaganda, që mund të jemi shembulli më unikal në botë për të që nga viti 1941 dhe deri më sot, por nga mënyra se si trajton qytetarin e thjeshtë, pensionistin, fermerin, mësuesin, mjekun, studentin dhe çdo qytetar të niveleve të tjera.
Shqipëria nuk ka nevojë për lëmoshë. Shqipëria ka nevojë për drejtësi. Ka nevojë për institucione që t’i shërbejnë qytetarit. Ka nevojë për transparencë, llogaridhënie dhe respekt për ligjin.
Vetëm atëherë shqiptarët do të kenë arsye të qëndrojnë në tokën e të parëve të tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin që e duan
I NDERUAR PRESIDENTI TRAMP!!! Nëse JU, do të njiheshit realisht me gjëndjen e Shqipërisë, me shpopullimin dramatik, me varfërimin e pensionistëve, me zhgënjimin e rinisë dhe me korrupsionin që qytetarët denoncojnë prej dekadash, jam i bindur se nuk do të kishit asnjë simpati për këtë kastë politike që shumë shqiptar e konsiderojnë përgjegjëse për këtë realitet. POR!!! Ju do të qëndronit në anën e popullit shqiptar, të drejtësisë, të lirisë dhe të shtetit ligjor. JU DO TË ANGAZHOHESHIT SHUMË SERIOZISHT PËR ZHDUKJEN E KËSAJ KLASE POLITIKE ANTI NJERËZORE DHE ANTI KOMBËTARE. Sepse miqtë e vërtetë të një kombi, nuk mbështesin ata që e dobësojnë atë, por ata që luftojnë për ta ngritur dhe për t’i kthyer dinjitetin e humbur. Shqipëria meriton më shumë. Shqiptarët meritojnë më shumë. SHQIPTARËT PRESIN SHUMË MË SHUMË NGA JU.
I NDERUAR PRESIDENT TRAMP!!! Nëse do të njihnit nga afër realitetin që jetojnë shqiptarët e zakonshëm, do të kuptonit se problemi i Shqipërisë nuk është mungesa e pasurive, por mungesa e qeverisjes në interes të qytetarëve. Jam i bindur se do të qëndronit krah atyre që kërkojnë drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie, dhe jo krah atyre që, sipas bindjes së qindra mijërave shqiptarve, kanë përfituar nga një sistem që ka dëmtuar interesat kombëtare për dekada. 🇦🇱🇺🇸🙏🙏🙏









