Kur interesat kombëtare, siguria e vendit dhe sovraniteti i shtetit vihen në diskutim, qytetarët presin që institucionet më të larta të Republikës të jenë në krye të përgjegjësisë. Mbi të gjitha, presin që Presidenti i Republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të ushtrojë me VENDOSMËRI TË PRERË, detyrimet që i ngarkon Kushtetuta.
Në momente të tilla nuk mjafton heshtja. Nuk mjafton qëndrimi pasiv dhe nuk kanë asnjë justifikim. Funksioni presidencial nuk është thjesht ceremonial. Presidenti e ka të sanksionuar në Kushtetutë dhe mbart detyrimin për të qenë garant i interesit kombëtar, i rendit kushtetues dhe i sigurisë së vendit.
Kur qytetarët shohin mungesë reagimi përballë çështjeve që i konsiderojnë kërcënim për kombin, lindin pyetje legjitime mbi ushtrimin e përgjegjësive institucionale. Veprimi dhe mosveprimi i zyrtarëve publik dhe Presidentit të Republikës, duhet të vlerësohen gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me detyrimet Kushtetuese, që burojnë nga posti që mbajnë.
Pikërisht për këtë arsye, në një shtet demokratik dhe të së drejtës, askush nuk mund të jetë i paprekshëm nga shqyrtimi institucional dhe ligjor. Kur ekzistojnë dyshime mbi mos përmbushjen e detyrave kushtetuese, është detyrë e organeve kompetente ligjzbatuese, të verifikojnë faktet dhe të vendosin nëse ka vend për hetim apo përgjegjësi ligjore.
Kombi nuk ka nevojë për institucione të heshtura në kohë rreziku. Ka nevojë për drejtues QË MARRIN PËRGJEGJËSI TË LARTË KOMBËTARE, mbrojnë interesin kombëtar dhe ushtrojnë me vendosmëri detyrën që u është besuar. Historia i gjykon drejtuesit jo nga titujt që mbajnë, por nga veprimet që ndërmarrin kur kombi ka më shumë nevojë për ta.
ZOTI PRESIDENT!!! ESHTË NJË THIRRJE E SINQERTË NË KËTO MOMENTE KRITIKE PËR KOMBIN. DILNI NË MINIMUMIN E MUNDSHËM TË BURRIT TË SHTETIT. NË TË KUNDËRT mendoj se do VIJ DITA, KUR SPAK-u, do tu ngrej akuzë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pse jo edhe për TRADHËTI KOMBËTARE.









