27-vjeçari shqiptar, Genti Berisha, i ndaluar për vdekjen e policit në Milano, Francesco Imprezzabile, ka marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjen tragjike.
27 vjeçari shqiptar akuzohet për shmangie nga pakujdesia dhe shkaktim vdekjeje. Sipas rindërtimit të skenës së ngjarjes, i riu nuk iu bind një sinjali ndalimi, duke çuar në ndjekjen që la të vdekur oficerin.
Ndërkohë avokti i të riut shqiptar, Fabrizio Cardinali, është shprehur se Berisha ka marrë përgjegjësinë e plotë të ngjarjes për gjestin instiktiv të papërgjegjshëm si dhe është bindur për sjelljen e papjekur të tij.
Ndërsa Berisha ka thënë se i kam vënë tashmë në rrezik me këtë veprim dhe nuk dua që të përfshihen më tej, sepse isha unë ai që mora vendimin për t’u larguar.









