Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një efektiv policie në Tiranë, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj një vajze të mitur.
Sipas njoftimit paraprak, efektivi është shoqëruar dhe ndaj tij janë kryer veprimet procedurale përkatëse, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar në vijim.









