Njëri prej të arrestuarve, aktivisti Dritan Goxhaj, është liruar nga ambientet e Komisariatit Nr.1 dhe është pritur me ovacione nga protestuesit e mbledhur jashtë godinës.
Gjithashtu, komisariatin e ka lënë edhe i ndaluari tjetër, Shkëlzen Bushi, i cili po ashtu ishte shoqëruar pas protestës së zhvilluar më herët.









