-sidi education-spot_img
24.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Formimi i institucioneve në ngërç, Sadiku: Vetëvendosje duhet të krijojë qeverinë me një subjekt politik shqiptar

Kryesoret

Partitë politike në Kosovë vijojnë të mos zhvillojnë bisedime konkrete për formimin e institucioneve të reja, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është pranë certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se bashkëpunimi mes partive është i domosdoshëm për krijimin e një qeverie stabile dhe zgjedhjen e presidentit.

“Do të ishte e rrugës që vërtetë Lëvizja Vetëvendosje, përveç që të zgjedhë presidentin, të krijojë edhe qeverinë me ndonjërën prej subjekteve politike shqiptare”, u shpreh analisti politik Arbnor Sadiku.

Sipas rezultateve zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate, duke fituar të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit dhe për të tentuar formimin e qeverisë. Megjithatë, zgjedhja e presidentit kërkon marrëveshje politike dhe sigurimin e kuorumit në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit