Këtë të mërkurë rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobëta, është goditur me grushta analisti, Ilir Demalia, pranë banesës së tij në Tiranë.
Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobta, ku menjëherë pas dhunimit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërsa dyshohet se Demalia është sulmuar nga dy banorët e lagjes.
Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e R.S, si dhe autorëve të tjerë të dyshuar të kësaj ngjarje.










