-sidi education-spot_img
30.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aeroporti i Vlorës në Vjosë-Nartë, Zhupa akuzon Ballën: Pretendime të pavërteta në Strasburg

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ngritur pretendime lidhur me argumentet e përdorura për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën Vjosë-Nartë.

Ajo kundërshton deklaratat se në atë territor ka pasur më herët një aeroport dhe kërkon që projekti të vlerësohet edhe për ndikimin që mund të ketë në zonën e mbrojtur.

Reagimi i Ina Zhupës:

Mashtrimi i Taulant Ballës në Strasburg për aeroportin në zonën Vjosë-Nartë, nuk i reziston fakteve.

Për të justifikuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës, në zonë të mbrojtur, ai pretendoi se në atë zonë ka ekzistuar më parë një aeroport. E pavërtetë.

Ajo që ka ekzistuar ishte rreth 15 km më larg, dhe nuk ishte aeroport ndërkombëtar, por një pistë provash e ndërtuar nga italianët për stërvitjen e pilotëve, për avion të vegjël. Kurrë nuk ka patur aeroport aty!!! Pas braktisjes, pista u degradua, natyra e rimori territorin dhe për këtë arsye zona u shpall e mbrojtur.

Por edhe sikur të pranohej ky krahasim, ai rrëzohet nga vetë logjika. Një pistë e vogël nuk mund të përdoret si justifikim për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar me terminal, pistë, godina, rrugë lidhëse, parkime dhe gjithë infrastrukturën shoqëruese që copëton habitatet, dëmton shpendët dhe shkatërron një ekosistem të mbrojtur.

Është njësoj sikur të thuash se, meqë dikur ka qenë një kasolle peshkatarësh diku, sot ke të drejtë të ndërtosh kulla aty..

Shqipëria ka detyrime kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e kësaj zone, sipas legjislacionit shqiptar, rregullave të Bashkimit Europian dhe Konventës së Bernës. Këto nuk mund të anashkalohen me argumente të rreme apo krahasime që nuk qëndrojnë.

Vlora dhe jugu meritojnë aeroporte, por me standarte që nuk rrezikojnë as avionët nga shpendët në motorr, as shkatërrimin e natyrës dhe habitateve. Mundësitë për të ndërtuar ishin të shumta por donin aty ku mund të shkatërronin një zonë të mbrojtur që ishte pikasur për resorte më pas dhe ju duhej edhe një aeroport për lehtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit