Policia dhe prokuroria e Vlorës kanë vendosur në hetim tre zyrtarë të zyrës së Urbanistikës; R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të personit me inicialet A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit.
Gjithashtu në hetim është vendosur edhe 38-vjeçari që mori lejen e ndërtimit.
/5pyetjet.al