-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“SHBA s’do të ketë marrëdhënie normale me Berishën nëse vjen në krye të PD”, Escobar: Biden e ka bërë të qartë

Kryesoret

Në një intervistë të gjatë të dhënë për gazetën online Reporteri.net, ndër të tjera, zëvendësndihmës-Sekretarit amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka folur edhe njëherë tjetër për shpalljen non grata nga SHBA të Sali Berishës.

Ai e ka bërë të qartë se SHBA nuk do të bashkëpunojë me ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha nëse ai vjen në krye të PD-së.

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor.

Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”, është shprehur Escobar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit