Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi nuk do të lirohet nga burgu, por do të vazhdojë që të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve të SPAK-ut.
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin që ish-zyrtari i lartë kishte bërë në këtë institucion, pasi Shkalla e Parë dhe Apeli e lanë në burg për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor i RTSH-së.
Tenderi me vlerë një milionë euro lidhet me pajisjet për kanalin e RTSH Agro dhe ishte firmosur në 2018. Bashkë me ish-drejtorin u arrestuan edhe tre zyrtarë të tjerë, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.
/5pyetjet.al