-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS zyrtarizon kandidatët në 5 bashki, emër surprizë në Vorë, Balla kërkon kohë për Lushnjën

Kryesoret

Në mbledhjen e kësaj të premteje, kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Është bërë e ditur se në bashkinë e Durrësit, ashtu siç ishte folur edhe më herët, kandidate do të jetë Emiriana Sako.

Po ashtu, edhe në Shkodër do të jetë kandidate, një emër që ka dalë disa ditë më parë në media. Bëhet fjalë për Majlinda Angonin, e cila aktualisht mban postin e prefektes së Shkodrës.

Në Dibër, Partia Socialiste do të kandidojë me Rrahim Spahiun, i cili sipas Ulsi Manjës, vjen me një karrierë të gjatë në administratë dhe sistemin bankar. “Ai do të jetë një menaxher që do të bëjë shumë punë të mira për Dibrën”, tha Manja.

Surprizë ishte emri i kandidatit të Bashkisë së Vorës, i cili do të jetë Blerim Shera, emër të cilin e bëri të ditur Erion Veliaj. Në Rrogozhinë, PS do të kandidojë me Edison Memollën.

Ndërkohë, Taulant Balla, drejtuesi politik i qarkut të Fierit, ka bërë të ditur se kandidati për kryetar të Bashkisë së Lushnjës do të bëhet i ditur ditën e martë.

“Të martën në mëngjes do të kemi emrin. Këtë e kam kërkuar unë. Jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në Fier. Kryetari i ri në Lushnje do të jetë një person i duhur për të çuar përpara projektet”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit