Policia në Prizren ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari E.H pasi kishte publikuar video dhe foto në Tik Tok duke shtënë me armë zjarri në një festë familjare.
Me këtë rast i dyshuari ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm edhe për të tjerët që kanë qenë në ketë festë.
”Informacioni ishte publikuar në rrjete sociale, hetuesit policorë duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshuarin dhe t’i sekuestrojnë armën si: pistoletë Carl Walther Arnsberg. Për këtë vepër penale u arrestua i dyshimti E.H”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me rastin u informua prokurori i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregullt./21Media