-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nord Stream 2 – Roli i gazsjellësit në konfliktin ruso-ukrainas

Kryesoret

Situata aktuale në rajonin e Lindjes duket se ka kthyer vëmendjen në mjaft projekte. Rast konkret është ai i gazsjellësit Nord Stream 2. Paralajmërimet e SHBA-së e kanë rikthyer atë në qendër të vëmendjes sa i takon rolit që mund të luajë ai në situatën aktuale.

Ditët e fundit është folur shumë për sanksione të mundshme nga ana e Rusisë nëse disa prej kërkesave të saj nuk merren parasysh. Ky projekt po shihet si një nga mjetet kryesore për fatin e krizës aktuale. Por çfarë e bën kaq të rëndësishëm këtë projekt?

Nord Stream 2 është gazsjellësi me një gjatësi prej 1.200km i cili, nga Rusia mbërrin në Gjermaninë Perëndimore. Ky projekt u implemetua për të dyfishuar sasinë e gazit që do të mbërrijë në Gjermani me një kosto prej rreth €10mld.

Dihet tashmë se ky projekt është në zotërim nga firma ruse Gazprom e cila kontrollohet nga shteti. Sipas kritikëve, ky gazjellës është një gur i fortë në dorën e Rusisë. Frika kryesore europiane dhe amerikane lidhet me varësinë në rritje nga gazi rus, rrjedhimisht duke i dhënë edhe më shumë pushtet Putin-it mbi Berlinin dhe BE-në.

Por, nga ana tjetër, edhe Perëndimi është duke e konsideruar si një as nën mëngë gazjellësin në fjalë. Kjo për faktin se, nëpërmjet tij, Perëndimi mund të kërcënojë Rusinë lidhur me një mos angazhim të mundshëm ushtarak në Ukrainë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, B. Wallace u shpreh se gazjellësi është një nga shumë levat në duart e Perëndimit. Duke sanksionuar në këtë pikë, Moska do të goditej në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe duke i hequr asaj të ardhura të mëdha. Nëpërmjet këtyre veprimeve gjithashtu lihet të kuptohet edhe nevoja e pakët e Europës për gazin rus.

{Përshtatur nga BBC}

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit