-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhi çantat në aeroportin e Vjenës, gruaja arrestohet në Prishtinë

Kryesoret

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës u arrestua një shqiptare me shtetësi austriake. Ajo dyshohet se mori dy çanta të dikujt tjetër në aeroportin e Vjenës.

Sipas raportit të policisë, e dyshuara është identifikuar nga autoritet në aeroportin e Prishtinës, pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet austriake.

Njoftimi i policisë:

Zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën femër shqiptare me shtetësi austriake, pasi ajo në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit është hapur një çështje ndaj të dyshuarës së arrestuar, thuhet në raportin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit