-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon në restorantin e tij, SPAK vë nën hetim kreun e FSHZH

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një hetim ndaj kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollit.

Mësohet se Agolli i ka dhënë një tender me vlerë 400 mijë dollarë kuzhinierit të famshëm Alfio Rrotani, i cili punonte me djalin e tij.

Tenderi

Për këtë rast, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke e hetuar Agollin për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) hapi një tender për një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Prokurimi për këtë tender është hapur më 21 tetor të vitit që lamë pas, e për të fondi limit kate shifrën e 41,666,667 lekëve. Fituesi është shpallur “Mascarpone sh.p.k”, e cila është në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci.

Kuzhineri Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Fllad Agolli. Konkretisht, në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, i cili ndodhet në Hamallaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit