-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD publikon audion: Kandidati në Dibër është poshtërimi që Berisha ju bën demokratëve

Kryesoret

Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj Sali Berishës dhe kandidatit që ai ka vendosur për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit për kryetar të bashkisë së Dibrës.

Në deklaratën e PD thuhet se kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

“Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit  do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.

Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë. Po zgjodhe Sali Berishën e  Ilir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën”, thuhet në reagimin e PD, ku bashkëngjitur janë publikuar edhe audiopërgjimet e nxjerra nga Bild.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit