Sot ishte një ditë tragjike për futbollin grek, pasi ndërroi jetë në fushë sapo kishte filluar ndeshja midis Ilioupolit dhe Ermionidës 22-vjeçari Aleksandros Lambis me origjinë shqiptare.
Në mediat greke kanë dalë pamjet e momentit kur të gjithë, lojtarë të dy ekipeve dhe stafet mjekësore vrapojnë drejt 22-vjeçarit në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë pas atakut kardiak që pësoi, por nuk arritën që ta mbanin në jetë.
Shqiptari luante si sulmues për ekipin e kategorisë së tretë.
“Aleko ynë, shoku ynë, vëllai ynë, u largove kaq padrejtësisht. I gjithë ekipi, i gjithë qyteti mban zi sot.

Fjalët nuk mjaftojnë, një dhimbje e padurueshme dhe një nyjë në stomak” shkruan ekipi ku luante shqiptari.
/5pyetjet.al









