-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociata të forta, Escobar takon dy herë brenda pak orëve Osmanin

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot sërish me Emisarin Special të ShBA-së Gabriel Escobar në ditën e fundit të vizitës së tij në Kosovë. Osmani tha në takim me diplomatin amerikan ka shprehur përkushtim e palëkundur të Kosovës për marrëdhëniet mes dy shteteve.

“U takova sot me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar, në ditën e fundit të vizitës së tij në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundër për marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe pres me padurim që të rrisim bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Escobar i shoqëruar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, kanë qëndruar në Kosovë që nga e hëna ku kanë zhvilluar takime me liderët institucionalë e politikë në vend.

Qëllimi i vizitës së tyre është shtyrja përpara e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Dy emisarët sot do të udhëtojnë për në Beograd ku do të takohen me presidentin serb, Aleksander Vucic.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit