Drejtuesi i prokurorisë së Barit Roberto Rossi në një intervistë për mediat u shpreh se mafia shqiptare po shkon në nivelet e Ndranghetas.
Ai tha se mafia shqiptare po pastron fitimet, jo vetëm në Itali, por edhe vende të tjera dhe për këtë arsye ka një bashkëpunim të fortë me autoritetet në Tiranë.
“Mafia ka marrëdhënie shumë të forta me krimin e organizuar shqiptar. Aq sa kemi një bosht me prokurorin shqiptar antimafia, le ta quajmë kështu, këtu kemi një bashkëpunim parësor të jashtëzakonshëm që ka dhënë edhe rezultate të rëndësishme hetimore.
Por ajo që është e rëndësishme është se fatkeqësisht, duke qenë një mafie që ka filluar të investojë shumë, është e qartë se ka marrëdhënie ekonomike që shkojnë atje ku ka flukse parash më interesante, pra Italia e Veriut, Ballkan, Kolumbi” tha ai.
/5pyetjet.al









