-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ermonela Felaj i mbyll mikrofonin Berishës dhe Nokës gjatë seancës së parlamentit

Kryesoret

Mungesa e kryetares së parlamenti Lindita Nikolla ka bërë që seancën e sotme ta drejtoi nënkryetarja Ermonela Felaj.

Teksa deputeti i PD Flamur Noka mori fjalën në parlament për të folur për procedurën, pas nisjes së fjalimit, Felaj i ka mbyllur mikrofonin, pasi sipas saj nuk ishte duke folur për procedurën.

“Të ketë deputet në një parlament në botë të flasë për përralla dhe të mos kujtohen për zgjedhësit që e kanë votuar dhe e kanë mbështetur. Është një projekt korruptiv…”, ka deklaruar Noka, por më pas i është mbyllur mikrofoni.
Ai ka kërkuar disa herë të flasë, por Felaj i ka sugjeruar të lejojë kolegët të marrin fjalën. Deklaratës së Nokës se po merr urdhëra, ajo iu përgjigj se thjesht po zbaton rregulloren.

“Nuk po flisni për procedurë. Nuk mund të flisni. Mos e shndërrojmë në debat më kot për një gjë që është krejt e qartë. Zoti Xhaferaj merrni fjalën sepse i është ndërprerë fjala zotit Noka. Nuk marr urdhra nga askush, përveçse nga rregullorja, këtë ua siguroj”, tha Felaj.
Më herët ishte Berisha që foli disa herë dhe as atij Felaj nuk ia kurseu mbylljen e mikrofonit, teksa u çua për të replikuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, por foli për letrën e ambasadës ruse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit