Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u dha përgjigje të gjithëve atyre që ngrenë pyetjen se përse flet tani kundër qeverisë dhe jo në kohën kur ishte as më pak dhe as më shumë por numri dy i qeverisë.
Braçe u shpreh se reagimet e tij kanë qenë të njëjtat, por lirinë e plotë ia kushtëzonte pikërisht Kodi Etik i Këshillit të Ministrave.
“Heshtja ime? Po për çfarë? Kur je brenda një qeverie, ditën e parë të japin 2 dokumenta, kodin etik të Këshillit të Ministrave dhe Kushtetutën, përveç betimit duhet të respektosh disa rregulla. Dhe kam qenë korrekt si me Kushtetutën dhe Këshillin e Ministrave.
Unë gjithmonë gjërat i kam thënë me zë të lartë, si brenda ashtu dhe jashtë qeverisë. I them tani se kam gjithë lirinë që më parë ma kishte penguar kodi etik i Këshillit të Ministrave. Pyesni kolegët e mi për të gjitha këto çështje, edhe kryeministrin për kontestimet e mia, me të dhe të tjerë njerëz,” tha Braçe.
/5pyetjet.al