-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës për t’ia çuar Ramës

Kryesoret

Gjatë një takim të zhvilluar këtë të premte me strukturat e PD në degën 4 në Tiranë, Lulzim Basha u shpreh se në vitin 2018, Berisha dhe Meta firmosën dhe sot janë kundër vettingut. Ai u kërkoi që akuzat e ngritura ndaj tij t’i çojnë në SPAK.

“Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Sali Berishës të marrë votën dhe t’i çojë prapë te Edi Rama. Të tjerat janë broçkulla. Shikoni si bëhen bashkë kur i cenohen interesat. Në vitin 2018, Berisha dhe Meta firmosën dhe sot janë kundër vettingut. Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK. Atje të bëhet vettingu i politikanëve, i familjeve të çdokujt dhe familjeve të kujtdo. Duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës”, tha Basha.

Basha ngriti edhe shqetësimin e rritjes së çmimit të karburanteve, duke u shpreh se ajo do të reflektohet në gjithçka.

“Gjysma e popullsisë sot është e varfër. Varfëri në nivelin e vendeve afrikane. Nuk ka lidhje me Kosovën dhe as me Maqedoninë e Veriut. Rritja e çmimit të karburantit do të reflektohet në gjithçka. Në pamundësi edhe më të mëdha për sipërmarrësin e vogël dhe të mesëm. Edhe për sipërmarrësit e mëdhenj që kanë një rezervë por kanë më shumë njerëz në punë. Paratë që I janë marrë njerëzve edhe atyre me ndihmë ekonomike. Edhe një bukë misri kur e blejnë i marrin TVSH-në. Imagjinoni pak nëse lekët e inceneratorëve nuk do i merrnin ata që i kanë marrë por do të përdoreshin për të krijuar një lehtësi për të mos nxjerrë njerëz nga puna. Por nuk ndodh kjo. Ato para dihet kush i merr ata. Ai Koka që është arrestuar është bishti. Koka e vërtetë është në krye të qeverisë.

Arsyeja e dytë madhore pse kjo ndodh është ky vazhdon të grijë sepse ka asgjësuar votën. Me votën e lirë të shqiptarëve të gjithë e dimë që 25 prilli do kishte qenë ndryshimi. Kur dolën listat e patronazhistëve u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund të rrimë të heshtur duke mos u future në betejë”, tha Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit