Analisti në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane me qendër në Uashington, Leon Hartwell, thotë se risia në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është se Bashkimi Evropian po e shtyn hapur që të zbatojë Asociacionin e Komunave Serbe.
Ai tha se këtë BE-ja po e bën në mënyrë agresive.
Hartwell deklaron se opinioni ka përshtypjen se formimi i Asociacionit është një kusht për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.
“Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se kjo do të kontribuonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, thotë Hartwell për Zërin e Amerikës.