-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Investimet e huaja u rritën me 53%

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti në takimin me deputetët e Parlamentit Gjerman, Christian Petry, nga Partia Social Demokrate SPD dhe Boris Mijatović, nga Partia e Gjelbër, tha se sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja ekonomike në Kosovë është 9.9 %. Kjo përbën rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë.

“Buxheti i vitit 2022 është buxheti më i madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me një rritje prej 12% krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar”.

“Bazuar në indikatorët ekonomikë, ekonomia vendore po përformon mirë, me rritjen e të ardhurave doganore për mbi 1/3, krahasuar me vitin paraprak.

Ndërsa eksportet janë rritur me 66%, të ardhurat buxhetore janë rritur për 30%, e investimet e huaja për 53%”, citohet t’u ketë thënë Kurti.

Ndërsa sipas njoftimit, deputetët gjermanë theksuan që te politikbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën dhe rajonin, si dhe premtuan mbështetjen e tyre për objektivat e përbashkëta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit