Nuk ka vetëm akuza dhe urrejtje, por edhe batuta nga Sali Berisha kundër Lulzim Bashës.
Jashtë ambienteve të Kuvendit, në pjesën e oborrit, lideri historik i PD-së ishte duke folur për mediat në momentin kur pas krahëve të tij vjen me makinë, zbret dhe ngjit shkallët Lulzim Basha.
Berisha e pa dhe bëri një batutë. “Armiku më i rrezikshëm është ai që të ri pas shpine. Prandaj dil përpara. Bëj shaka” i tha Berisha njërit gazetarëve. Batuta kaloi me të qeshura, jo vetëm te Berisha.
/5pyetjet.al