-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kundër SHBA-së: Nuk do ta votoj kurrë vettingun

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se do të votojë kundër zgjatjes së organeve të vettingut. Në një prononcim për mediat, ai sqaroi arsyet se përse nuk është dakord. “Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin.

Unë jo, i kam shprehur qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigant korruptiv, që shoqërohet në cdo hap me shkelje të rënda ligjore dhe u përdor për gjah shtrigash nga Rama dhe spastrime krahinore dhe fetare me disa standarde.

Unë kurrë nuk do të votoj me atë që mendojnë dhe besojnë shqiptarët” tha ai duke dalë kështu kundër kërkesës së SHBA-së dhe BE-së.

Më pas Berisha lëshoi akuza kundër Edi Ramës dhe bashkisë së Tiranës për banorët e “5 Majit”.

“Të ftosh qytetarë në bisedime, është një akt normal, t’u përplasësh tavolinën me grusht, është arrogancë ekstreme, të cilën e kanë aplikuar pushtuesit dhe diktatorët.

Për të gjitha këto dënoj me ashpërsinë më të madhe. Do të merret nisma ligjore për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë” tha Berisha për Ramën.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit