-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Je nga bota e përtejme”, debat i fortë në Kuvend, Spiropali: Uthulla Berisha-Basha po na qelb

Kryesoret

Seanca e sotme plenare u përfshi nga debati. Fillimisht ishte Sali Berisha me Ulsi Manjën, më pas Jorida Tabaku dhe Lulzim Basha iu vërsulën ministrit të Drejtësisë. Për të replikuar me Bashën, u ngrit në foltoren e Kuvendit Elisa Spiropali.

Debatet në Kuvend

Lindita Nikolla: Kjo nuk është procedurë, ndërpresim fjalën. Uluni zoti Berisha, mbaroi fjala juaj.

Ulsi Manja replikon me Berishën: Me botën e përtejshme nuk replikoj.

Ulsi Manja: Zonja Tabaku do të jap një tufë me lule për humbjen e radhës në Dibër. Sa për dosjen 184, që unë nuk kam asnjë lloj kompleksi. Zoti Basha, je në rregull ti sa jam unë në rregull me drejtësinë. Nëse je edhe ti sa unë, je në rregull. Unë nuk i shmangem drejtësisë me procedurë dhe nuk i injoroj thirrjet nga organet brenda dhe jashtë vendit.

Jorida Tabaku: Është ngritur i gjithë shteti në këmbë për të vjedhur zgjedhjet në Dibër. Por kur nuk kanë turp për dosjen 184 dhe vijnë këtu… Dibranët kanë nevojë të votojnë njerëz në shërbim të tyre, jo banda dhe kriminelë. Më 6 mars, më dëgjoni se mos dilni në përgjime të tjera. Kujdes Ulsi, se Dibra është akoma në monitorim.

Lulzim Basha: Dibra është një krim i pagjykuar. Ua kam thënë edhe ambasadorëve, se duart po ua japin aleatëve të krimit, që ai që sot është ministër drejtësie duhet të ishte dënuar në atë që e pa e gjithë bota, dhe drejtësia shqiptare nuk e dënoi. Por drejtësia vonon, por nuk mungon. Kujtohu pak për kolegun tënd, ish-ministrin e Brendshëm dhe mendohu mirë Ulsi Manja. Harroje, do të vijë dita do të hapësh edhe ti llogari.

Elisa Spiropali: Dje nuk dinte ku të fuste kokën, por sot ja ku jeni këtu dhe do ta votoni vettingun. Por ju tjetër, mendoni, thoni dhe bëni. Juve ju ndryshon vetë etiketa, e njëjta uthull në të njëjtën shishe dhe uthull e tillë që thyen enën e vet. Madje, dallimin mes jush donte ta bënte këtu edhe Saliu dhe pretendoni se ndani nga kjo shishe jeni ndarë në dy gota, por jeni e njëjta shishe uthull që nuk e blen njeri. Uthulla po qelb dynjanë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit