Ish-kryeministri Sali Berisha tha sonte në Durrës se Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme në dëshminë përpara prokurorëve belgë për dosjen “Toyota Yaris” ndryshoi deponimin dhe “u kap si mashtrues”. Sipas Berishës, prokurorët belgë që e morën në pyetje për rreth tre orë në SPAK, kanë përgjime dhe dokumente që implikojnë Bashën.
“Cfarë deponoi Basha mbrëmë përpara prokurorisë belge, mos ua fshih duhet t’ua thuash, mos u bëj hipokrit, tregoju njerëzve. U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale, që transportonte para trafiku. Jo vetëm kaq, kjo është njëra anë.
U kap si mashtrues nën hetim. Ferdinand, hajde këtu me mua t’ua themi të vërtetën durrsakëve. Mos dil nëpër qytet, ose tregoju sepse….prokurorët e Belgjikës nuk janë si të Ramës, janë të betuar përpara mbretit dhe nuk ka gjë që i thyen ata.
U kishte dhënë nja variant krejt tjetër. Menjëherë u konstatua se është mashtrim nën betim. Vepër kriminale. Përvec të tjerave. Ia mbylli Edi Rama dosjen me një njeri, por prokurorët e Belgjikës do i shkojnë deri në fund këtij operacioni.
Ata kanë me qindra mijëra tabulate dhe dokumente dhe Basha nuk guxon të vijë të paraqesë Luanin këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit. Luan (i drejtohet kandidatit të Bashës në Durrës) hiq dorë” tha ai.
/5pyetjet.al