Policia greke ka goditur një bandë duke arrestuar 20 shqiptarë, 8 pakistanezë, një rumun dhe një nga Bangladeshi, 9 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen se në vitin e fundit kanë vjedhur shumë qytetarë në autobusë dhe metro. Sipas mediave greke shumë e vjedhur mund të shkojë deri në 50 mijë euro nga rreth 100 vjedhje që kanë bërë.
Nga operacioni u sekuestruan 10 laptopë, 83 celularë, 11 ora, 5 kuleta, 3 çanta, byzylyk femrash me vlerë 3070 euro, 5 vetura private, 2 motoçikleta, një sërë aksesorësh për celularë, tabletë dhe laptopë, 308 pako për lidhje telefonike, një sasi e vogël kanabis të papërpunuar, si dhe një sërë dokumentesh, shënime të shkruara me dorë, kartela dhe fatura të transportit publik.