-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau? Shqiptari “drithëron” grekët dhe bosin e madh: Do t’i tregoj të gjitha

Kryesoret

Ditën e hënë do të dalin përpara gjykatës 12 personat e akuzuar për vrasjen e grekut Alkis Kampanos javën e kaluar. Mes 12 të arrestuarve, 2 janë shqiptarë, një 23 vjeçar që u prangos i pari dhe Rogers Demirazi, që u dorëzua në Korçë dhe dje u transferua drejt Selanikut.

Sytë janë të versioni i 20 vjeçarit, i cili përmes avokatit të tij është shprehur se do të tregojë gjithçka që ka dijeni. “Kush e ka përdorur kosën, do t’i tregojë të gjitha dhe do të ketë qëndrim konsekuent” tha avokati.

“Kam tre orë që jam në komisariat dhe kam folur në detaje me klientin tim. Unë jam në gjendje të them disa gjëra për pozicionin e tij real. Ai është një person që nuk ka marrë pjesë në episod.

Klienti im nuk ka marrë pjesë në asnjë lloj rrahjeje”, tha avokat i shqiptarit Spyratos dhe shtoi se klienti i tij “e ka parë se kush e ka sjellë kosën dhe kur kanë filluar rrahjet. Ai do të tregojë atë që ka parë. Kemi një rast tragjik. Veprat që janë të pajustifikuara” tha ai.

Por cili është versioni paraprak i Rogers Demirazit?

“Isha në makinë, në sediljen pas pasagjerit. Nuk kam marrë asnjë send me vete, nuk kam arritur të godas askënd. Unë thjesht ndoqa disa njerëz”, pretendon 20-vjeçari shqiptar, sipas fjalëve të avokatit.

Duke iu referuar arsyeve të arratisjes jashtë shtetit duke ardhur në atdhe, Demirazi u përgjigj se “E pashë ngjarjen në lajme dhe u tremba… Babai dhe gjyshja ime ishin gati të largoheshin. U thashë të shkoja me ta.

Kam pasur frikë… Nuk kam qenë kurrë më parë në një pozicion të tillë. Thjesht kam qenë i frikësuar…”, përfundoi ai. Në kërkim është edhe një tjetër person, që sipas shqiptarit njihej si “bosi i madh”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit