-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtëpia dhe figura, Islami: Deva i shërbeu Hitlerit, pro tij njerëzit që ishin kundër UÇK-së

Kryesoret

Në Kosovë vijon që të jetë i ndezur debati lidhur me pezullimin e restaurimit të shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si mbështetës i nazistëve të Hitlerit.

Për të folur mbi ketë debat, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” ishte politologu Bedri Islami.

Ai theksoi se nuk është kundër restaurimit të godinës, por rehabilitimit të figurës së Devës. Politologu tha se Deva i shërbeu me bindje nazizmit.

“Unë nuk jam kundër restaurimit të godinës, por kundër rehabilitimit të figurave që nuk e meritojnë. Në rastin konkret, më shumë iu dha rëndësi rehabilitimit të emrit të Devës sesa restaurimit të shtëpisë.

Veprimi i ministrisë së Kulturës në Kosovë ishte i nxituar. E lidhën emrin e një personaliteti të lidhur me nazizmin me restaurimin e një godine, që për mua janë të ndryshme dhe të kundërta. Historia duhet shikuar me gjakftohtësi dhe me njerëz kompetencë.

Nuk është thjeshtë figura e Xhafer Devës, si në Shqipëri dhe disa vende ka filluar një rehabilitim i disa figurave që janë të përcaktuara nga historia.

Në Shqipëri ka përpjekje për rehabilitimin e disa figurave, si Esat Pashë Toptanit, që nuk i kanë sjellë dobi Shqipërisë.

Xhafer Deva ka qenë një figurë shumë-planëshe, por në një periudhë ka qenë ministër i Brendshëm i një qeverie që ka qenë nën tutelën e një strukture naziste.

Në Kosovë ka pasur dy figura themelore gjatë luftës së dytë botërore Bedri Pejani dhe Xhafer Deva, ky i fundit i ka shërbyer nazizmit me bindje” tha ai.

Por kush po tenton që të rehabilitojë figurën e Devës? Islami theksoi se “Shumë nga ata që mbrojnë figurën e Devës kanë qenë kundër luftës çlirimtare në Kosovë, kundër UÇK-së, kjo është e saktë dhe e kam bindje të plotë” deklaroi ai.

Islami kishte edhe një emër konkret kur foli për këtë grup individësh që mbrojnë Devën. “Nexhmedin Spahiu është autori i krijimit të idesë së kombit kosovar, që “nuk kemi asgjë me Shqipërinë”, dhe thotë se Deva është më i rëndësishëm se Adem Jashari. Këta njerëz kanë qenë kundër UÇK-së. Këta nuk janë nacionalistë” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit