-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Rilindja Territoriale është nevojë emergjente! Qeveria po shkatërron vendin

Kryesoret

Kreu i PD, Lulzim  Bashës u shpreh se reforma aktuale territoriale u bë për të marrë pushtetin dhe për të vjedhur taksat e qytetarëve. Ai tha gjithashtu se Rilindja Territoriale është nevojë emergjente.

“U konceptua për të marrë pushtet dhe ky është zinxhiri i së keqes, zhbërja e pushtetit vendor, i uzurpuar nga pushtetin qendror për të vjedhur taksat e qytetarëve. Rindarja territoriale e Shqipërisë është një nevojë urgjente, e duan shqiptarë nga jugu në veri. Korrupsioni po shkatërron qytetarët dhe vendin dhe nuk ka rrugë tjetër vetëm ta zhbëjmë atë nga pushteti vendor dhe një prej tyre është edhe decentralizimi real dhe tu japësh pushtetin që u takon vetëqeverisjes vendore për t’ju shërbyet qytetarëve.

Nuk jemi për kthim në sistemin e mëparshëm ishte tepër i fragmetuar, por nuk pranojmë edhe një sistem të dështuar vetëm që ka larguar shërbimin nga qytetaret vetëm që qeveria vendore  të vjedhë 430 mln euro për shërbime që nuk kryen. I detyruan bashkitë që paratë që iu kishin dhënë si grante tua merrnin mafia e inceneratorëve”, tha Basha.

Lulëzim Basha hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë që po shkatërrojnë vendin vetëm për të qëndruar në pushtet.

“Është kriminale që ta shkatërrosh vendin tënd, ta parcelizosh apo diku ta bësh copa-copa e diku të bashkosh të pabashkueshmet vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet  sepse ai pushtet të siguron përmes shkatërrimit të decentralizimit  430 milion euro  vetëm me aferën e inceneratoreve. 

Kësaj duhet ti japim fund dhe do ti japim fund. Komisioni hetimor do ti japi fund duke e zbardhur të plotë të gjithë zinxhirin e përgjegjësise  që fillon te ata që janë në kërkim ndërkombëtar dhe mbaron te kreu i qeverisë.

SPAK-u është i thirrur në detyrë  të bëjë detyrën siç ia jep ligji sot jo nesër ndërkohë që ne të gjithë së bashku kemi detyrën që përmes të gjithë mekanizmave të mundshëm dhe përmes reformes territoriale t’ju rikthejmë shqiptarëve atë që ua morën me perdhunë në 2015, autonominë e vetëqeverisjes vendore”, perfundoi Basha.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit