-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Felaj ka qenë pjesë e koncensionit për inceneratorët

Kryesoret

Partia Demokratike ka akuzuar qëndrimin e Ermonela Felaj, duke mos I dhënë shpjegim pse kjo e fundit po i mbron inceneratorët. Sipas tyre pas Felaj është ajo që ka vjedhur direkt nga buxheti i shtetit duke pasuruar inceneratorët.

Postimi i plotë i PD-së

Nga qëndrimi i rezervuar tek mbrojtëse e flaktë e inceneratorëve. Ndryshimi i qëndrimit nga Felaj është i pashpjegueshëm, aq më shumë kur çdo ditë zbulohen fakte të tmerrshme të kësaj afere korruptive prej 430 milion eurosh.

Nënkryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Ermonela Felaj, në funksionin e saj si ministre shteti për marrëdheniet me Parlamentin, ka qenë pjesëmarrëse në procedurat e dhënies me konçesion të inceneratorëve.

Sot shqiptarët e shohin se si janë vjedhur paratë e tyre.

• Pagesat për inceneratorin e Tiranës kanë filluar 2 vjet para se të nisin punimet;

• Incenerimi nuk ka nisur, por prej 2018-ës qytetarët paguajnë 29 euro/ton;

• 850 mijë euro të faturuara për udhëtime në mes të pandemisë;

• 10 milionë lekë në muaj janë paguar për Edmond Bllako, babai i deputetit socialist Alqi Bllako;

• Dokumentet tregojnë se Administratori i incenerarorit të Fierit është paguar me 9 milionë lekë në muaj, por ky fakt mohohet prej ti.

Një proces i tillë ku është përfshirë thuajse e gjithë qeveria nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit