-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Çfarë fola me Blinken, Rusia dhe roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Kryesoret

Ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Blinken gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Edi Rama tha se me Blinken folën për marrëdhëniet dypalëshe dhe krizën në Ukrainë.

Me Blinken folëm për marrëdhëniet mes dy vendeve. Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, lidhur me marrëdhëniet bilaterale, pa diskutim lidhur me rajonin.

Me ecurinë e reformave në Shqipëri dhe në tërësi besoj që prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë dhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s”, tha Rama.

Por cili është roli që Shqipëria do të ketë për krizën e Ukrainës? “Në këtë proces, ne do të jemi krah për krah me SHBA-në dhe sigurisht që jemi krejt realist, vendimmarrja i takon SHBA-së”.

Sa shqiptarë janë aktualisht në Ukrainë? “Ministria e Jashtme ka marrë të gjitha masat e nevojshme, sikur e ka konsideruar të arsyeshme. Ne kemi disa shqiptarë që janë pjesë e misionit të OSBE-së që do të qëndrojnë atje” tha Rama.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit