-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE dhe G7 me bisedime të reja për krizën në Ukrainë

Kryesoret

Liderët perëndimorë planifikojnë që gjatë ditëve në vijim të diskutojnë për krizën që është nxitur nga grumbullimi i mijëra trupave ruse në kufijtë dhe zonat përreth Ukrainës.

Ministria e Jashtme gjermane konfirmoi më 16 shkurt se ministrat e jashtëm të shteteve të Grupit të Shtatëve (G7) do të mbajnë një takim urgjent në Mynih më 19 shkurt.

Bisedimet do të udhëhiqen nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Këto bisedime do të mbahen në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, që zhvillohet nga 18 deri më 20 shkurt.

Ndërkaq, liderët e Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë për krizën më 17 shkurt, raportoi Reuters, duke cituar zyrtarë të bllokut evropian. ” Liderët do të takohen në Bruksel për samitin e Afrikës dhe ata deshën që të bisedojnë dhe për krizën në kufijtë ukranias, të përditësojnë të dhënat, të ndajnë informacionet dhe pikëpamjet”, tha një zyrtar i BE-së për agjencinë Reuters.

Rusia ka grumbulluar 150,000 trupa në zonat përreth kufirit me Ukrainën, duke rritur frikën se është duke u përgatitur që ta pushtojë këtë shtet.

Moska në vazhdimësi ka përsëritur se nuk ka plane që ta pushtojë Ukrainën dhe ka thënë se po kryen stërvitje ushtarake në territorin e saj.

Në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe Italia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit