-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhiqet Basha, gjykata pushon padinë kundër Kokalarit të Berishës

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka pushuar padinë e Lulzim Bashës për shpifje kundër mbështetëses së Sali Berishës, Evi Kokalari, e cila është edhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit. “5pyetjet.al” ka siguruar dokumentin e gjykatës që vendosi pushimin e çështjes.

PD e paditi, Kokalarin, pasi kjo e fundit u shpreh se “Lulzim Basha e shkëmbeu mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA me përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar”.

Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.

Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj.

Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën” deklaronte atëherë PD.

Por gjithçka u mbyll me këtë deklaratë, pasi Lulzim Basha nuk u paraqit dhe padia u pushua nga gjyqtari Besnik Hoxha.

Por fakti që Lulzim Basha u tërhoq nga padia, a do të thotë se deklaratat e Kokalarit janë të vërteta?

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit