-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania ka emëruar Manuel Sarrazin si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon përmes llogarisë së saj në twitter ka njoftuar se Qeveria e Gjermanisë e ka emëruar të dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka uruar Manuel Sarrazin nëpërmjet këtij postimi.

“Urimet më të ngrohta për kolegun tim Manuel Sarrazin në emërimin e tij të Dërguar Special për Ballkanin Perëndimor për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Cramon.

“Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Europian”, ka shtuar tutje Cramon.

Sarrazin ka qenë deputet në Bundestagun gjerman dhe është bashkëpartiak i Cramon tek “Të Gjelbërit”. Ai tashmë do të jetë i dërguari i Qeverisë së re në Berlin që drejtohet nga kancelari Olaf Scholz.

Ajo thotë se asnjë person në partinë e saj nuk do të ishte më adekuat për një pozitë të tillë, duke treguar se Sarrazin është një mbështetës tepër i vendosur për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit