Partia Demokratike përmes një deklarate në Facebook i është kundër përgjigur Berishës për ato që ai tha gjatë ditës së sotme në Kalanë e Dodës.
Po ashtu ajo ka akuzuar se Berishën për kandidatin që ka zgjehdur për Dibrën pasi sipas tyre ai është njeri i afërt me Ulsi Manjën
“Non Grata vazhdon sulmet kundër demokratëve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, në Dibër përfaqëson korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manja dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blerë votat në Dibër.Non-grata dhe Meta po i poshtërojnë dibranët me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk do të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhin Berishën dhe Metën, mbajnë Ramën,” ka deklaruar PD. /5pyetjet.al