-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gafa e drejtësisë që i hapi derën e burgut kriminelit të vriste policin

Kryesoret

Vonesa e prokurorisë në dërgimin e dosjes në gjykatë një ditë jashtë afatit është bërë shkak për lirimin e 21-vjeçarit, Aldi Rama, i cili disa javë pasi fitoi lirinë vrau me armë zjarri policin Saimir Hoxha. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar masë ndaj dy prokurorëve të Lezhës që vonuan hetimin tej afatit. Nga ana tjetër organi i akuzës thotë se ka mbingarkesë pasi nga 10 përfaqësues të akuzës aktualisht ka vetëm 4 prokurorë, të cilët kanë rreth 600 çështje secili.

Një ditë vonese në dërgimin e dosjes për gjykim, shpëtoi nga burgu 21-vjeçarin Aldi Rama, i cili në shtator të vitit 2021 ekzekutoi me armë zjarri oficerin e Policisë së Lezhës nënkomisar Saimir Hoxha.

Prokuroria i dërgoi aktet e proçedimit penal në gjykatë pak orë pas tejkalimit të aftëve proceduriale për të riun, i cili ishte prangosur dhe vënë nën akuzë pasi ju gjetën 13 gram drogë.

Por kjo mjaftoi që Gjykata e Lezhës të veprojë me shpejtësi e të liroje nga qelia Aldi Ramën, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Urdhri për të qëndruar vetëm më banesë nuk e pengoi 21-vjeçarin të lëvizte lirisht e të bëhej protagonist i një krimi të rëndë me viktimë një oficer policie.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë u vu në lëvizje pas vrasjes së policit dhe pas hetimeve doli në konkluzionin se nëse procedurat do ishin ndjekur siç duhet, i riu nuk do të ishte liruar nga burgu, pavarësisht se ishte kapur vetem me 13 gram lëndë narkotike.

Në këto rrethana ILD i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë masë disiplinore ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurorit të çështjes.

Por vonesat në hetimin e çështjeve dhe në tejkalim të afateve në Prokurorinë e Lezhës apo insitucione të tjera të drejtësisë në vend nuk janë fenomen i ri.

Institucioni i akuzës në Lezhë duket se është në kolaps, pasi nga 10 prokurorë që duhet të kenë në organike aktualisht ka vetëm 4, çka do të thotë se 1 prokurori i duhet të trajtojë rreth 600 çështje në vit. 

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë për plotësim organike deri tani vakancat kanë mbetur të paplotësuara ndërsa mbingarkesa me çështje ka përkeqësuar rezultatet në punën e institucionit./ Oranews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit