Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku shprehet se arsyet se përse kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka shkuar në SPAK, lidhen posaçërisht me tokën në të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit.
Dokumentet që paraqiti Tabaku treguan se pak kohë pasi kompania në pronësi të Klodian Zotos kishte fituar koncesionin me vlerë 28 mln euro, propozoi ndryshimin e vendndodhjes.
“Në vitin 2016 ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbyet, përsëri me firmë të Bashkisë Fier. Dhe 1 vit më pas përsëris ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar; përsëri me firmë të kryetarit të Bashkisë Fier, z.Armando Subashi”, u shpreh Tabaku në konferencën e saj për shtyp.
Ajo evidentoi gjithashtu se përzgjedhja e truallit nuk ishte aspak rastësore pasi ndonëse në hartë ishin 6 mundësi shtetërore u zgjodh një tokë private e cila u konpensua jo sipas procedurave ligjore dhe në një vlerë prej 460 milionë leke. Subashi është një nga dëshmitarët që pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve javën e ardhshme.











/5pyetjet.al