-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori Nesho: Putin do ta ndajë Ukrainën, synon rikthimin e Bashkimit Sovjetik

Kryesoret

Çdo orë që kalon, situata mes Rusisë dhe Ukrainës bëhet edhe më e tensionuar. Pasditen e së hënës, Vladimir Putin nënshkroi edhe dekretin për Pavarësi të Donetskut dhe Luganskut. Ndërkohë, Perëndimi e dënoi me forcë këtë vendim dhe paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa të menjëhershme për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Për këtë çështje kaq të nxehtë foli në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” ambasadori Agim Nesho, i cili u shpreh se Rusia po synon ta ndajë Ukrainën në dy pjesë. Sipas tij, Putin do të tentojë rikthimin e Bashkimit Sovjetik për t’u mbajtur mend.

“Rusia ka në plan të ndajë Ukrainën, në pjesën lindore dhe perëndimore. Putin do të realizojë këtë me Ukrainën pa u ulur në tryezë me Perëndimin.

Putini është diktatorial dhe një lider i zgjuar. Ai nuk do ta pranojë shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Ai do ta rikthejë këtë për t’u mbajtur mend se çfarë ka bërë. Ky mund të jetë një faktor zinxhir që mund të përhapet në gjithë Europën”, tha Nesho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit