Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 25 Shkurt 2022 të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.
Për të udhëtuar nevojiten: Certifikata e vaksinimit, si dhe testi negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen). Sipas rregullit, testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes