Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte në fshatin Kote të Vlorës nga ku foli për fenomenin e “shtëpive të barit” në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Nano tha se problem vijojnë të jenë laboratorët e drogës me llampa duke hedhur akuza se as punonjësit e OSHEE nuk po punojnë në parandalimin e këtij fenomeni. Nano u shpreh se OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë gjë ndërsa theksoi se ata që shpërdorojnë detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Ai shtoi se kontrollet e territorit do të vazhdojnë me dronë dhe helikopter.
“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llamba dhe Oshee nuk ka asnjë raport për këtë. Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës”, u shpreh Nano.
Nano tha gjithashtu se testi i drogës për efektivët e policisë do të vijojë. /Lapsi.al