Qeveria e Maqedonisë së Veriut mblidhet sot dhe në fokus do të ketë dhe situatën në Ukrainë.
Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet informacioni për situatën e sigurisë në dhe rreth Ukrainës për masat e nevojshme për sigurimin e anëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Misionin Special Monitorues të OSBE-së në Ukrainë.
Gjithashtu do të diskutohet informacioni për organizimin e Konferencës së dytë ndërkombëtare Forumi i Prespës për Dialog.
Dy çështjet janë propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.