Fifi dhe Granit Cana kanë qenë shumë të komentuar në javët e para të “Big Brother VIP”, pasi u duk sikur ata do të krijonin një lidhje dashurie aty brenda.
Por nuk ndodhi aspak ashtu, pasi ishte Graniti, ai që i tha këngëtares se e ka shumë xhan, por vetëm si shoqe. Pas kësaj, ata patën disa debate me njëri-tjetrin, të cilat tani i kanë lënë pas.
Pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duket se Fifi dhe Graniti kanë mbetur miq. Tani këngëtarja ka nisur një lidhje të re, ndërsa modeli vijon jetën e tij.
Që të dy ishin së fundmi në festën e madhe të organizuar nga Top Channel për suksesin e madh që pati ky reality show. Cana ka folur për mikrofonin e emisionit “Ftesë në 5”, ku ka treguar se janë sërish miq me Fifin.
“Patjetër që jemi miq, e kemi deklaruar këtë. Që nga java e dytë e kemi cek se do të ngelemi shokë. Është dramatizuar pak, por jemi shokë të mirë”, tha Graniti.
Ndërsa i pyetur nëse e ka uruar për lidhjen e re që ka krijuar, ai tha “jo” dhe e uroi publikisht.
“Jam gëzuar shumë, më ka gëzuar fakti se ka bërë lidhje të re dhe shyqyr që e ka një njeri në krah. Urime Fifi, ishalla jetë të gjatë, të trashëgoheni”, shprehet Graniti.
/5pyetjet.al