-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja e të zhdukurve të luftës në Kosovë diskutohet në Bruksel

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar takime dypalëshe me Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç thuhet në komunikatë, në këto takime u diskutua për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

U fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar.

Çështje tjetër e diskutimit ishte edhe ajo e targave të makinave. Grupet teknike kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare.

Takimet e grupeve teknike do të vazhdojnë deri në përzgjedhjen përfundimtare të opsioneve sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit